/ Kisha e Manastirit të “Shën Mërisë” (Spile), rreth 20 km nga Gjirokastra, është Monument Kulture Kategoria I. Sot është festa e saj, e cila mbledh besimtarë të shumtë si dhe vizitorë.
Kisha daton rreth vitit 1630. Sipas të banorëve të fshatit, Manastiri i Spilesë është ndërtuar nga Arhondët, të pasurit e Saraqinishtës. Manastiri është një kompleks banesash në formë “sarajesh” me rreth 40 dhoma dhe banorët i këndonin dhe e përshkruanin me këngë:
“Manastiri oda oda
Theri 22 zoga
20 jashtë e 20 brenda
40 kandile ergjenda”
Në këtë manastir në çdo 8 shtator mblidheshin fshatarë nga gjithë krahina, po dhe nga Senica e Shën Vasil i Sarandës, nga Maleshova e Zagorie etj., ndaj dhe sot Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, uron gjithë banorët e zonës por edhe ata që i duan këto vlera arkitekturore e fetare.
Gjithashtu DRTK Gjirokastër sjell edhe fotografi të projektit të restaurimit të Manastirit të Shën Mërisë Spile.





ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore