Më 12 shtator 1998, u vra në pritë deputeti Azem Hajdari.
“Vrasja e shekullit”, sikurse e quajti shkrimtari Ismail Kadare, u parapri prej disa atentatesh radhazi përgjatë vitit 1997 kundrejt ish-udhëheqësit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990. Atentati i parë u shënua në qershor të atij “viti të mbrapshtë”, në Shkallnuer të Durrësit. Dy muaj më pas, Hajdarit iu ngrit pusi në Qafën e Buallit në Sarandë, ndërsa më 18 shtator 1997, mbeti i plagosur në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë, i qëlluar me pesë plumba nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku.
Dy atentate të tjera do të zhvilloheshin në muajt që pasuan, derisa Hajdari të mbetej i vrarë para selisë së Partisë Demokratike.
Hajdari ushtroi funksionin e legjislatorit në gjirin e partisë së parë opozitare në vend pas periudhës diktatoriale, që prej vitit 1991 e gjersa u shua. Në 50-vjetorin e lindjes së tij, më 11 mars 2013, u nderua me titullin më të lartë, “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI