Është gjetur në Shqipëri pas shtatë muajsh 48-vjeçarja greke e zhdukur nga Neohori të Halkidikisë. 48-vjeçarja greke Irini Papagelou, gjurmët e së cilës kishin humbur në fillim të muajit mars nga Neohori i Halkidikisë, gjendet në Shqipëri.
Sipas informacioneve nga mediat greke, një kërkesë e veçantë ishte paraqitur nga familja e saj pas zhdukjes nëpërmjet avokatit, për shkak të telefonatave të shumta që të afërmit e saj merrnin nga numrat e telefonit shqiptarë.
Pasditen e së premtes, autoritetet shqiptare bënë me dije se 48-vjeçarja Irini është gjetur në Shqipëri dhe është ngritur menjëherë një operacion i madh për ta sjellë në Greqi. Mbrëmë vonë, Irini është rikthyer në krahët e familjes së saj.
Avokati i familjes së 48-vjeçarit, Anastasios Dougas, tha se “ne kemi vepruar me fshehtësi ekstreme. Nuk i bëmë publike elementet dhe informacionet bazë që kishim dhe kështu arritëm sot në pikën ku Irini u kthye në shtëpinë e saj”.
“Për shkak se kam folur gjatë natës me Irinin, e vetmja gjë e sigurt është se vajzës i ka ndodhur diçka dhe ajo është zhdukur. Gjithçka do të sqarohet në ditët në vijim. E rëndësishme është që të jetë në jetë”, shtoi ai.

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi