Nga Ferdinand DERVISHI
Sot, në nje lagje të Tiranës, pa ndonjë skenografi të kuruar, ku çatia dhëmbërënë e një shtëpie të vjetër tërhiqte më tepër vëmendjen, një grup shqiptarësh të brezit të ri shpallën lëvizjen më të re politike – “Shqipëria bëhet!.
Ky emërtim që përcjell edhe zotim, edhe përbetim, edhe premtim, edhe vendosmëri për të ndryshuar nga themelet filozofinë shqiptare 30 e ca vjeçare të postdiktaturës, mbart në vetvete edhe një përkim, mbase jo krejt të rastësishëm: emërtimi i lëvizjes së re politike shkon krejtësisht përkundër me filozofinë e KM aktual, i cili, të paktën deri para një viti, nuk linte rast pa u injektuar njerëzve pranë tij, me ofshamë qaramane se, tekstualisht: “Shqipëria nuk bëhet!”
Sigurisht që Shqipëria nuk mund të behet as nga hajdutët, as nga të korruptuarit, as nga kriminelët dhe duke e pranuar këtë, mes miqve e të njohurve, KM kishte/ka të drejtë. Pikërisht edhe për shkak të këtij përkimi, lëvizjes së re politike, të emërtuar “Shqipëria bëhet” i duhet njohur merita e nisjes së udhëtimit me këmbën e duhur.
Ka ardhur koha që shqiptarët, ata të ndërgjegjshmit, ata që kanë dekada që nuk shkojnë as të votojnë të frenuar nga tmerri hajdutesk dhe korruptiv i drejtuesve të klasës së vjetër politike shqiptare, të mbështesin këto iniciativa të reja politike, sepse, në një mënyrë apo një tjetër ato mund të jenë dhe realizimi i lutjeve, dëshirave apo ëndrrave të tyre për ndryshim, sidomos sa i përket perëndimit të kastës së vjetër dhe të kalbur politike, që i ka futur thonjtë në fyt një populli të tërë për më tepër se tri dekada. Po. Shqipëria bëhet! Le të besojmë!
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri