Në Gjirokastër do të hapet një degë e Universitetit Publik Spanjoll. Kjo u be e ditur nga Mimistrja e re e Arsimit, Ogerta Manastirliu/
Manastirliu, tha se në Gjirokastër do të hapet një degë e Universitetit Publik Spanjoll të Edukimit në Distancë. Deklaratën ajo e bën pas takimin me ambasadorin e Spanjës në vendin tonë. Kujtojmë që universiteti i Gjirokastrës është zvogëluar në numra e programe studimi ndër vite për shkak të ndryshimeve demografike. Ja çfarë shkruan Manastirliu.
“Zgjerimi i ofertës akademike, shkëmbimet në fushën e arsimit të lartë si pjesë e Programit për Ndërkombëtarizimin e Universiteteve, janë në fokus të punës tonë, përmes vlerësimit të mundësive të reja të bashkëpunimit me universitetet prestigjioze evropiane. Biseduam me Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Z. Alvaro Renedo Zalba, për të nisur bashkëpunimin për hapjen e degës së UNED – Universiteti Publik Spanjoll i Edukimit në Distancë, në Gjirokastër. Së bashku me partnerët dhe strukturat vendore po vlerësojmë këtë mundësi, që do shërbejë për diversifikimin e ofertës akademike në fushën e arsimit të lartë për studentët vendas dhe të huaj”.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror