Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave arjrore relativisht të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi. Reshjet e shiut me intensitet të ulët deri në mesatar do të bëhen prezente në orët e para të 24 – orëshit kryesisht në veriperëndim dhe përgjatë vijës bregdetare.Më pas reshjet e shiut prekin fillimisht ultësirën Perëndimore e më pas shtrihen në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri në mesatar në formë shtrëngata të shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperendim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin jugordhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/31 | Re shi |
| Kukës | 14/30 | Re shi |
| Lezhë | 14/30 | Re shi |
| Dibër | 13/32 | Re shi |
| Durrës | 17/32 | Re shi |
| Tiranë | 19/31 | Re shi |
| Elbasan | 18/30 | Re shi |
| Berat | 18/32 | Re shi |
| Vlorë | 20/31 | Re shi/diell |
| Korcë | 16/29 | Re shi/diell |
| Gjirokastër | 11/31 | Re shi |
| Sarandë | 18/30 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI