Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përmes rrjeteve sociale përsërit apelin për drejtuesit e automjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas Ballës, për mjetet që parkohen në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Policia do t’i bllokojë dhe largojë me karroatrec nga vendi ku janë parkuar. Ministri i Brendshëm, duke publikuar shifrat e masave administrative të vendosura nga Policia e Rrugore e Tiranës, gjatë ditës së martë, konkretisht: 1 874 masa për qëndrim të gabuar; 79 masa për shpejtësi tej normave dhe 23 masa për mos dhënie përparësi qytetarëve, u bënë apel drejtuesve të automjeteve për reflektim.
“Numri i madh i masave për shkeljet e qarkullimit rrugor ditën e djeshme (26 shtator 2023) në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, nënvizon Balla.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI