Nga Klotilda SARAÇINI
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga grykëderdhja e Vjosës në Levan, Fier.
Rama e cilësoi grykëderdhjen e Vjosës një peizazh magjik për t’u vizituar. Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall më 13 mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”.
Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”. Për shkak se, lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.
Lumi Vjosa, në jug të Shqipërisë, është një nga lumenjtë më të njohur në Shqipëri, për sa i përket trashëgimisë natyrore dhe vlerave të biodiversitetit që mban. Formacionet e ndryshme gjeologjike, karakteristikat e relievit dhe kushtet klimatike të pellgut të Vjosës kanë kontribuar në një diversitet të madh habitatesh dhe speciesh, shumë prej të cilave mbeten të pazbuluara edhe sot e kësaj dite. Bollëku i Vjosës me peshq, duke përfshirë grykëderdhjen e saj dhe lagunën e Nartës, e bëjnë këtë rajon mjaft të rëndësishëm për peshkim dhe shumë banorë vendas e kanë ndërtuar jetesën e tyre bazuar në peshkim me praktika kryesisht tradicionale të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI