Një distatë totale për dy nga personazhet politike më të rëndësishme të partisë në pushtet në zgjedhjet lokale në Greqi. Siç bën të ditur CNN Greek, kryetari i bashkisë së Athinës, Kostandin Bakojanis ka pranuar dhe ka përshëndetur kryetarin e ri, Harri Dukas.
CNN Greek thekson se edhe në Selanik kemi ndërrim stafete, ku Stelios Angeloudis fitooi ndaj Konstantinos Zervas. Nipi i kryeministrit Micotaqis, Kostandin Bakojani-kryetar i bashkisë së Athinës dhe kryebashkiaku i Selanikut, Zervas ishin në Himarë ku mbajtën një miting pë lirimin e Belerit.
Në Selanik, zoti Angeloudis mori 67% kundrejt 33 të z. Zervas. Në Patra, Kostas Peletidis po shkon drejt rizgjedhjes, pasi mbledh më shumë se 57%.
Me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve vetëqeverisëse në bashki dhe qarqe, rezulton se rezultati është vendosur në bashkitë e Athinës, Selanikut dhe Patrës. Kostas Bakojanis përgëzoi Haris Doukas për zgjedhjen e tij. Kostas Peletidis rizgjidhet në Patra. Haris Doukas, një profesor i asociuar në Shkollën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (ECE) të Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës (NTUA), shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale i mbështetur nga PASOK.
Doukas ishte një kandidat i një liste të pavarur Athens Novv, ku mori mbështetjen e 70 individëve të shquar nga fusha të ndryshme, duke përfshirë politikën, shkencat, artet dhe ekologjinë.Lista e nënshkruesve që mbështetën kandidaturën e Doukas përfshin akademikë të shumtë, përfaqësues nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, artistë, aktivistë mjedisorë, si dhe ish-kryebashkiaku i Athinës, Giorgos Kaminis dhe ish-kryebashkiaku i Selanikut, Yiannis Boutaris.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI