SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama nxjerr pamjet nga salla ku do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit: Në Piramidën e Diktatorit do të ulen armiqtë e tij të betuar

Kryeministri Edi Rama, pak para nisjes së samitit për Procesin e Berlinit, që ka mbledhur liderët e Be dhe të rajonit në Tiranë, ka treguar ambientet nga salla ku do të mbahet mbledhja.

Mbledhja e këtij samiti do të mbahet në ambientet e restauruara te piramida.

“MIRËMËNGJES
dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.///

error: