Presidenti francez Emanuel Macron, do të nisë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare.
Presidenti Macron do ti dorëzojë shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës franceze Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.
Ceremonia do të zhvillohet sonte në orën 20.00 në Pallatin e Brigadave.
Në ceremoni do të marrin pjesë autoritet më të larta të shtetit shqiptar, studiues shkrimtare dhe votues të Kadaresë në botë dhe Shqipëri si dhe përfaqësues të shtypit dhe institucioneve kulturore në Shqipëri.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi