Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Urgjencën e spitalit të Përmetit, kishte shkuar i plagosur shtetasi G. B., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nga hetimet rezultoi se 37-vjeçari ishte plagosur aksidentalisht, me armë gjahu, nga kushëriri i tij, shtetasi G. B., në fshatin Munushtir i Vjetër, teksa kryenin gjueti të kundërligjshme. Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi G. B., 38 vjeç, banues në fshatin Munushtir, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut e 38-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI