Kuvendi në seancën e sotme miratoi vetëm një projektligj, ndërkohë që projektligjet e tjera, nisma të opozitës nuk morën miratimin e deputetëve të mazhorancës. Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj deklaroi gjatë punimeve të seancës se opozita ndërmerr nisma vetëm për t’i shërbyer Sali Berishës.

Sipas saj, opozita bie në kontradiktë me ato që deklaron, kur thotë se mazhoranca nuk pranon nismat e tyre.
“Qëndrimi që ju jeni duke mbajtur në këtë sallë, ju vë në kontradiktë të plotë me ato që i thoni publikut. Ju thoni bëjmë nisma, por nuk i pranon mazhoranca, por jeni ju që kur ato diskutohen në komisione, ju nuk jeni të pranishëm. Nismat mazhoranca i ka respektuar një për një. Nismat tuaja janë thjesht për t’i shërbyer një njeriu të vetëm, Sali Berishës”, ka deklaruar Felaj.
Votimi u krye me kartona, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kthyer përmbys karriget dhe ndezën disa tymuese gjatë zhvillimit të seancës plenare. Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër – hua për politikat e zhvillimit””.
Kuvendi me 75 vota kundër nuk miratoi projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.Kuvendi me 75 vota kundër nuk miratoi projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”.
Kuvendi me 75 vota kundër nuk miratoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik””.Kuvendi me 75 vota kundër nuk miratoi projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.
Kuvendi me 75 vota kundër nuk miratoi projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.01 .1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar”.Kuvendi me 75 vota kundër nuk miratoi projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.