U arrestua sot nga policia një 37 vjeçar nga Tirana. Ai shkaktoi një ditë më parë në aksident me të plagosur pranë Gjashtës.
Policia tha se Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Sarandë-Metoq”, dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të automjetit tip “Toyota” dhe e ka përplasur atë me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Sh. N., si dhe 4 pasagjerët e të dy automjeteve, të cilën ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al/////
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror