SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale

Stuhi lokale kanë goditur vendin mbrëmjen e djeshme dhe gjatë natës duke sjellë pasoja në disa zona, ndërsa raportohet për pemë të rrëzuara dhe dëme të vogla materiale.

Ashtu si ishte parashikuar në zonat bregdetare Sarandë, Himarë, Vlorë ka pasur stuhi gjatë natës.

Mediet raportuan se nga stuhia e furishme e një nate më parë kanë mbetur të lënduar disa persona në Sarandë, ndërsa 3 prej tyre kanë marrë ndihmë në spital. Mësohet se ata janë plagosur nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe në degët e stadiumit. Një prej tyre është goditur nga degët e një peme ndërsa ecte me motor.

Era e fortë mbrëmjen e së martës theu pemë dhe shënoi dëme te tjera të lehta.///

error: