Festa e Librit, siç është konsideruar këto ditë Panairi i 26-të i Librit “Tirana 2023”, vijon sot me ditën e tij të tretë. Edhe sot janë parashikuar promovime, takime e diskutime mbi sfidat, me të cilat përballet libri e leximi.
Një nga takimet që do të zhvillohen në Sallën Ovale, do të jetë ai me shkrimtaren italiane, Viola Ardone, e cila do të prezantojë librin “Treni i fëmijëve”, botuar nga Shtëpia botuese “Dituria”.
Debutimi i Ardone-s si autore u bë në vitin 2012, me romanin “La ricetta del cuore in subbuglio”, për Adriano Salani Editore, e ndjekur në 2016 nga “Një revolucion sentimental”. Në vitin 2019 botoi romanet “Treni i fëmijëve”, i përkthyer edhe në shqip, një rast editorial në Panairin e Frankfurtit të atij viti dhe i përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë, që së shpejti do të jetë edhe në Netflix.
Vizita e Viola Ardone-s është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës.
Mes promovimeve të tjera që do të realizohen sot në Panairin e Librit, do të jetë “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë” nga Arsim Bajrami, “Mbi fajin kolektiv serb”, me praninë e autorit Shkëlzen Maliqi, “Përrallat” nga H. Hesse, “Parajsa artificiale e drogës” nga Urania Mandro.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI