Një delegacion përfaqësuesish të pushtetit lokal dhe biznesmenësh nga rajoni Piotrkow në Poloni kanë vizituar Sarandën dhe kanë zhvilluar takime me përfaqësues të bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq etj.
Mësohet se në fokus të takimeve kanë qenë bashkëpunimi me pushtetin vendor në fushën e shkëmbimit kulturor, eksperiencat në bashkepunimete arsimore ne shkolla, promovimi i Shqipërisë si një vend i shkëlqyer për të investuar jo vetëm në turizëm, por edhe në sipërmarrje tregtare si fermat fotovoltaike, produkte medicinale dhe bujqësi, agroturizëm,etj.

Në një intervistë për median Piotr Wojtysiak, kryetar i bashkisë së Piotrków Trybunalski është shprehur se “Ne kemi arritur në Sarandë nga Polonia, saktësisht nga qarku i Piotrkowit, si pjesë e një delegacioni qeveritar dhe biznesor. Qëllimi i vizitës sonë është të njohim tregjet – si ato ekonomike ashtu edhe mundësitë e bashkëpunimit – në kuadër të një projekti të Bashkimit Evropian. Ne synojmë të ndërtojmë marrëdhënie midis vetëqeverisjes së Piotrkow Trybunalski dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjes së rajonit të Vlorës dhe Sarandës. Veprimet tona janë pjesë e bashkëpunimit në nivelin e Bashkimit Evropian. Ne kemi një interes të veçantë në shkëmbimin e përvojave që rrjedhin nga anëtarësimi në BE si dhe në bashkëpunimin e administratave të qyteteve të ndryshme. Ne jemi të kënaqur me mikpritjen dhe mbështetjen e kryetarit të bashkisë së Sarandës dhe të përfaqësuesve të tjerë të administratës. Gjatë vizitës planifikojmë të nënshkruajmë marrëveshje fillestare, të cilat do të hapin rrugën për bashkëpunim të ardhshëm biznesor midis rajoneve tona.
Është e rëndësishme të theksohet se Saranda është një qendër kryesore turistike, e popullarizuar mes banorëve të Polonisë dhe rajonit tonë. Tashmë disa sipërmarrës polakë kanë krijuar kontakte biznesi këtu, veçanërisht në fushën e pasurive të paluajtshme, dhe planifikojnë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik në këtë rajon.”

Piotr Łączny kryebashkiak i Lęki Szlacheckie ka thënë: Gjithashtu, unë përshëndes të gjithë banorët e Sarandës, redaktorët dhe mendoj se qëllimi i vizitës sonë është të ndajmë pikëpamjet dhe të fitojmë njohuri rreth vetëqeverisjes dhe turizmit që po zhvillohet në Sarandë. Sigurisht, ne dëshirojmë të krijojmë një ofertë turistike interesante për banorët e rajonit tonë. Saranda është një vend tërheqës për turistët, ne e dimë këtë, ka një komunikim të mirë nëpërmjet ishullit të Korfuzit nga Greqia këtu, por gjithashtu qëndrimi miqësor i banorëve të Sarandës ndaj turistëve na bën përshtypje dhe në të vërtetë ne dëshirojmë të vijmë këtu për të vizituar dhe për të kaluar pushimet në Sarandë. Do të doja të uroj për banorët e Sarandës që qyteti i tyre të zhvillohet sepse shihet një progres i madh. Dëshirojmë të krijojmë një bashkëpunim që do të ketë ndikim në këtë zhvillim dhe të urojmë që banorët të kenë një jetë shumë të mirë dhe të kenë turistë miqësorë nga Polonia, ashtu siç jemi ne.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror