SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Buxheti 2024, deputetja e Sarandës,Denaj: 7.2 miliardë lekë mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët

 Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024 mbështet ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për bujqësinë shqiptare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se përmes këtij buxheti sigurohet një fond prej 7.2 miliardë lekësh për mbështetje direkte për fermerët. “Programi për zhvillimin rural, me peshë 58% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe buxhet prej 7.2 miliardë lekë, do të mbështesë drejtpërdrejtë fermerët në të gjithë territorin”, deklaroi Denaj.

Në total, buxheti për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikohet 14.18 miliardë lekë dhe mbështet 9 programe zhvillimore në të gjithë sektorët e saj të tillë si; zgjerimi i hartës së eksporteve për bujqësinë; blegtori e peshkim; përmirësimi i infrastrukturës së ujitje-kullimit; fuqizimi i sigurisë ushqimore; rritje e financimit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes; menaxhimi i qëndrueshëm i tokave bujqësore përmes digjitalizimit; këshillimi dhe rritje e asistencës për fermerët.///

error: