SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë.Vihen në pranga 2 shtetas. Bënin ‘taksixhiun’ pa dokumenta.

Taksistët e Sarandës pas qindra ankesave ndër vite sot mund të binden se policia hodhi një hap të duhur kundër konkurrencës së pandershme nga tasixhinjtë e remë. Në Sarandë sot u vunë në pranga 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Policia tha se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. F., 32 vjeç dhe S. A., 48 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ofruar shërbimin taksi, me automjetet e tyre private, pa licencë dhe pa u regjistruar në organet kompetente./sarandaNews.al///

error: