– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriore.Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në orët e para të mëngjesit në perëndim dhe në jug të vendit e më pas gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.Në jugperëndim dhe në veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të herëpasherëshme. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 10-13m/sek.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/16 | Re diell shi |
| Kukës | 7/10 | Re diell shi |
| Lezhë | 11/19 | Re diell shi |
| Dibër | 5/11 | Re diell shi |
| Durrës | 11/22 | Re diell shi |
| Tiranë | 10/22 | Re diell shi |
| Elbasan | 10/21 | Re diell shi |
| Berat | 10/23 | Re diell shi |
| Vlorë | 11/23 | Re diell shi |
| Korçë | 8/12 | Re diell shi |
| Gjirokastër | 9/19 | Re diell shi |
| Sarandë | 9/21 | Re diell shi |
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror