Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune në Sarandë kur 34 – vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”. (Rruga Lëkurësi).
Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar vendim e ngjarjes ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.
Sherbimet e qarkullimit rrugor analizuan shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik që preu në mes jetën e 34 vjeçarit.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?