Asfaltimi së fundi i rrugës malore Dhivër-Malçan, 6.2 km në Bashkinë e Finqit, është investimi më i fundit që u kurorëzua këto ditë.

Pas punimeve të ujësjellësit të ri të disa fshatrave me vendmarrje nga Leshnica e Sipërme asfaltimi i aksit rrugor të mësipërm vlerësohet si kthim i vëmendjes për infrastrukturën e munguar rrugore si nga banorët që dimërojnë aktualisht në këto fshatra të minoritetit entnik grek, ashtu edhe nga qindra e mijëra bashkëfshatarë nga kjo krahinë që jetonë e punojnë kryesisht në Greqinë fqinje.
Rruga Dhivër – Malçan me një gjatësi 6.2 km do të shërbejë jo vetëm për lehtësimn e qarkullimit të banorëve të zonës por edhe për të mundësuar aksesimin e shumë prej monumenteve kulturore që ndodhen në zonën e Theollogos si kisha, Manastire, ura me gurë, dhe dhjetra asete e destinacione turistike të pashfrytëzuara si duhet për shkak të vështirësive nga rruga e paasfaltuar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI