Një 23-vjeçar i cili po udhëtonte me motor është aksidentuar nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan.
Sipas policisë, në aksident është përfshirë motori që drejtohej nga shtetasi me iniciale V.B dhe automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin M.T.
I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Kujtojmë se ky aks rrugor sot ka qenë i ngarkuar për shkak të trafikut të rënduar të shkaktuar nga makinat të cilat ktheheshin nga plazhi.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë