Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen O. P., 36 vjeç, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI