Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ura e re në fshatin Kaludh të bashkisë Përmet, e cila tashmë mundëson lidhjen e disa fshatrave. Rama shprehet se “ura e cila kalon mbi lumin Vjosë, lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi”.
Kreu i Ekzekutivit thekson se përfundimi i kësaj ure mundëson jo vetëm përfshirjen e këtyre fshatrave në hartën e Përmetit turistik, por edhe lehtëson jetën e vetë banorëve./atsh///








ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI