SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vrion-Krane (Finiq). Aksi rrugor nacional. Pas një abandonimi të gjatë nisin punimet për shtresat asfaltike

Nga Spiro ÇAKULI-SARANDANEWS. AL

Aksi rrugor nacional nga Ura e Gajdarit deri te Ura e Kranesë, duket se nuk do të lihet i abandonuar më tej në kohë, duke i dhënë fund burimit të rreziqeve, në mungesë të plotë sinjalistikës si deri më sot dhe udhëtimit si në ferr, fare pa sinjalistikë dhe pas orientime fosforeshente natën.

Ç’ka ndodhur?

Ajo që duhej të ndodhte së paku dy, apo tre vite më parë:

Kompania fituese e tenderit po punon aktualisht me intensitet, me mjete të shumta për heqjen e kores ekzistuese te asfaltit të vjetër dhe shtrimet e sistemimet e reja ,për t’i dhënë brenda dhjetorit 2023, pamjen e një rruge nacionanle siç e ka merituar prej kohesh, si aks i rëndëshëm që lidh si një arterie e ripërtërirë rrugore, Sarandën, Finiqin me Qafë Botën dhe Dropullin (Gjirokatsër) dhe tradicionalisht, edhe me PKK më të madhe të jugut,,Kakavijen.

VION-KRANE, AKSI I ZHVILLIMEVE AGROTURISTIKE DHE INDUSTRIALE

Prej dy-tri dekadave, zona pranë këtij aksi nga të dy krahet e rrugës shërben për ushtrikin e aktiviteteve të dhjetra subjekteve industriale dhe agroturistike.

Përfundimi me standarte i rrugës ku sot po punohet, i favorizon bizneset e mësipërme dhe subjektet e interesuara për t’u lidhur me këto aktivitetet ekonomike, industriale e agroturistike

RRUGA VRIONI-KRANE, AKSI PRANË AEROPORTIT TË ARDHSHËM TË SARANDËS

Rruga Vrioni-Krane, është  edhe aksi që shtrihet fare pranë aeroportit të ardhshëm të Sarandës.

Kjo, tashmë nuk është një frazë propagande në erë, por pohim i Kryeministrit Rama i cili ka bërë të ditur se me përfundimin e Aeroportit turistik të Vlorës, do të nisin punimet për aeroportin e Sarandës.

Në mënyrë të përsëritur, aeroporti i Sarandsë, është përmendur si një objektiv strategjik për turizmin edhe nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.

Përfundimi i këtij aksi nacional u paraprin edhe zhvillimet e ardhshme por edhe qarkullimit në një zonë industruale dhe agroturistike me itensitet të lartë siç është zona e Vrionit në bashkinë e Finiqit.

Ndërkohë në këtë aks sot, më në fund,  po punohet me intensiet. Aksi do të shërbejë më mirë edhe për qarkullimin e mijëra turisteve vendas e të huaj që vizitojne ne cdo stinë të vitit, Syrin e Kaltër në zonën e mbrojtur me të njejtin emër në territorin e bashkisë Finiq./sarandanews.al///

error: