Në sallën e seancave plenare, punonjësit e Gardës së Republikës po përplasen me deputetët e opozitës për karriget.
Tensione dhe përplasje në Kuvend. Deputetët e opozitës, teksa tentuan që të vendosnin karrige të përmbysura në mes të sallës, janë penguar nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë, në sfond të videos të publikuar nga deputetja Ina Zhupa, dëgjohen ligjvënësit që sugjerojnë që Rama të sjellë edhe ushtrinë në Kuvend.
“Sillni ushtrinë, bre*ët me vija”, dëgjohen teksa thonë deputetët.
“Ik ore komunist muti. Mos i kapni”, dëgjohet duke bërtitur deputeti Asllan Dogjani.
Në seancat e shkuara, karriget janë grumbulluar në foltoren e Kuvendit për të mos lejuar funksionimin normal të seancës.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi