Disa media greke i bënë jehonë deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë kongresit socialist, ku përmendej integrimi evropian i Shqipërisë. dhe ndikimi grek në këtë çështje.
Gazeta ‘National Herald’ shkruan se Rama vendosi të sfidojë Greqinë dhe Bashkimin Europian.
“Duke sfiduar Greqinë dhe Bashkimin Europian, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se ndjekja penale e një kryebashkiaku të zgjedhur etnik grek, të arrestuar në qytetin bregdetar të Himarës, do të vazhdojë edhe pse po bllokon shpresat e vendit të tij për në Bashkimin Europian.
Fredi Beleri ndodhet në paraburgim, ndërsa përballet me akuzat për blerje votash, të cilat ai i mohon dhe thotë se janë të sajuara për ta hequr atë nga rruga, në mënyrë që biznesmenët të mund të marrin toka në qytetin që është një zonë turistike në rritje,” shkruan gazeta.
“Rama tha se është një çështje, për të cilën do të vendosin gjykatat, megjithëse kritikët thonë se gjyqësori është nën ndikimin e tij”, thekson gazeta.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit