SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Vendimi për arrestimin tim, akt antikushtetues

 Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare të Kuvendit ku u miratua autorizimi i SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në arrest me burg apo arrest shtëpie, u shpreh se “narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik, votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese e ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim”.

Sipas tij, “në një mënyrë apo në një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, dy vite më pare”.“Ky vendim jo që nuk mund të realizojë qëllimet, shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë, dhe nën moton: o sot o kurrë, do i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi”, tha Berisha.

“Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe e garantoj se kjo opozitë do qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike të saj”, tha ai.///

error: