Prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai që po hetojnë aferën “Partizani”, kërkojnë që gjatë ‘arrestit shtëpiak’, Sali Berisha të ruhet te dera me një punonjës të Policisë.
Vendimi i gjyqtares Irena Gjoka këtë të martë, u shty, për nesër ora (11:00) pasi 2 avokatët e Berishës të cilët u paraqitën në seancë, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan kohë të njihen me provat që SPAK relatoi, që nga moszbatimi disa herë radhazi i masës së parë të detyrimit të paraqitjes, dhe refuzimin e Berishës për të marrë njoftimet e gjykatës.
Avokatët ngritën sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka pasi pretendojnë konflikt interesi mbi argumentin se Berisha e ka larguar nga puna, por kjo nuk u pranua nga gjyqtarja e cila vijoi normalisht seancën. //shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI