Gazetarët e Sarandës ishin në një takimin përshëndetës të fundvitit me Kryebashkiakun Oltion Çaçi

Në mjediset e restorant “Limani” për drekën e fundvitit me njerëzit e medias në rajonin e Sarandës, Çaçi shkëmbeu urimet për një Vit të mbarë dhe iu përgjigj interesit të tyre mbi disa nga projektet aktuale dhe ato që priten të nisin gjatë 2024-s në Sarandë dhe Ksamil.


Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, një terminal i ri për pasagjerët, sistemimi i disa akseve kryesore rrugore në qytet, rruga nr.6, etj., ishin vetëm disa nga projektet e vitit 2024, u theksua nga kreu i Bashkisë Sarandë në këtë bashkëbisedim me gazetarët. Në takimin me gazetarët ishte e pranishme edhe nënkryteraja e Bashkisë, Irena Marjani/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI