Kufiri grek vazhdon të jetë i mbyllur .Në Kakavijë ata që kalojnë përmes kësaj pike kufitare janë të pajisur me maska dhe të detyruar të respektojnë distancën fizike. Gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar Kakavijë kanë kaluar 1113 shtetas, 723 në hyrje dhe 390 në dalje të cilët janë të pajisur me dokumentacionin përkatës apo kanë një kontratë pune disa mujore .Në Greqi vazhdon të jetë në fuqi karantina ndërsa shteti grek prioritet ka turizmin këtë vit sipas gjendjes së deritanishme ky i fundit do të jetë i kufizuar.Greqia vendosi të lejojë turistë nga vende të ndryshme vetëm pas datës 1 korrik ndërsa ende po diskutohet për një plan akoma dhe më konkretë për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.Mbyllja e kufijve me shtetin grek ka sjellë ndikimin e saj dhe në vendin tonë pasi shumica e subjekteve furnizohen nga ky shtet si dhe aktivitete të tjera
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror