SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Mbi gjysmë milionë udhëtarë në Port

Mbi gjysmë milionë udhëtarë kanë zbritur në portin e Sarandës gjatë 2023.

Kështu deklaroi Kryeministri Rama në konferencën për shtyp të Fundvitit me gazetarët. “Më duket shumë domethënëse jo vetëm çfarë ka ndodhur, por për potencialin e jashtëzakonshëm që ka dhe për këtë arsye ne kemi hapur rrugën për një investim të rëndësishëm në Sarandë për portin e ri turistik”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “jemi në procesin e vlerësimit të një transformimit edhe të portit ekzistues të Sarandës”. Lidhur me Aeroportin e Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, Rama tha se “është ngjitur në krye krah për krah me aeroportin e Beogradit si aeroporti me numrin më të madh të pasagjerëve në rajon, diçka që ishte e paimagjinueshme deri disa vite më parë”.

“Ndërkohë që është aeroporti me rritjen më të madhe të pasagjerëve në klasifikimin e bërë nga Agjencia Evropiane e Aviacionit Civil për të gjithë Evropën”, tha Rama.///

error: