Nga Edlira RUZI
Më 28 dhjetor 1976, u miratua Kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste. Duke përligjur ndalimin e besimit fetar, Republika Popullore Socialiste Shqiptare vendosi kontroll të plotë mbi të gjitha pushtetet.
“Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur të njerëzit botëkuptimin materialist shkencor”, -citon DPA, nenin 37 të kësaj Kushtetute, në kreun I mbi rendin shoqëror.
Pjesëmarrja në ceremoni fetare dhe zotërimi i librave të karakterit fetar ishin të dënueshme. Shteti ndërmori fushatën e përndjekjes së klerit, në sajë të një sulmi sistemik në media dhe në kinematografi, me qëllim përdhosjen e figurave të besimit dhe propagandimin e linçimit të tyre. Objektet e kultit u shembën, librat e shenjtë u dogjën në sheshe, priftërinj dhe imamë u burgosën dhe u ekzekutuan.
Në këtë periudhë, Shqipëria po shkonte drejt izolimit të plotë, pas shkëputjes së marrëdhënieve me vendet kryesore të kampit komunist.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI