Nga Klodi SARAÇINI
Revista e njohur “Elle España” ka publikuar një artikull për Shqipërinë, konkretisht Vlorën, duke e cilësuar si destinacionin kryesor për 2024.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e publikuar në “Elle España”.
“Edicioni në spanjisht i revistës së njohur “Elle”i kushton këtë artikull Shqipërisë si një ndër destinacionet më të rëndësishme europiane për spanjollët gjatë 2024-ës, duke u ndalur në Vlorë, mes plazheve e maleve, lagunës së Nartës e ishullit të Zvërnecit, turizmit kulturor e atij kulinar duke vlerësuar me 5 yje tavën tonë të kosit”.
Rama bëri të ditur se “93% më shumë spanjollë krahasuar me një vit më parë, kanë vizituar vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor 2023”.
“Ky qytet bregdetar është shpallur si “Maldivet e Evropës” dhe është një nga destinacionet kryesore për të vizituar në vitin 2024. Vlora është vendi perfekt për të shkuar me pushime në plazh, pasi është pagëzuar nga platforma e lartpërmendur si “Maldivet e Evropës” dhe udhëtimi zgjat vetëm pak orë. Vlora, një qytet i vogël i vendosur në jugperëndim të Shqipërisë dhe 135 km larg nga kryeqyteti, Tirana, i cili mund të jetë një udhëtim i mirë ditor nëse doni të ndryshoni rutinën e plazhit, është pika e nisjes së Rivierës Shqiptare e ndodhur midis Adriatikut dhe Jonit”, thuhet në artikullin e Begona Alonso në revistën “Elle España”.
Në artikull shkruhet gjithashtu se “disa nga destinacionet më të bukura të Vlorës, thesaret e Rivierës Shqiptare janë, Gadishulli i Karaburunit, më i madhi në Shqipëri, Ishulli i Sazanit, Parku Arkeologjik antik i Orikumit, Parku Arkeologjik i Amantias, si dhe fshatrat e bukur bregdetar dhe shpellat e paeksploruara në detin Jon, Kalaja e Porto Palermos në Himarë”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI