SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kreshnik Spahiu: Qeveria Rama do bjerë, vetëm kur të ndodhë kjo gjë…

Juristi Kreshnik Spahiu tha se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama mund të bjerë vetëm kur Berisha të largohet nga politika. Ai tha se do duhet të ndërtohet një opozitë e re me lider të rinj e me koalicione të reja në mënyrë që në 2029 qeveria Rama të rrëzohet.

Rama, Berisha dhe Meta shpresojnë që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vonohet në senat. Mungesa e ambasadorit amerikan e ka zbehur presionin politik ndaj tyre. Strategjia e Uashingtonit dhe e ndërkombëtarëve është që të çmontojnë estabilshmentin politik. Nëse bie Rama për momentin nuk ka një forcë tjetër politike që mund ta zëvendësojë. Ata mund të organizohen në një parti të re dhe në 2029 bëhet gati rrëzimi i regjimit të Edi Ramës nëpërmjet një opozitë të re dhe të organizuar me lider të rinj pa Metën dhe Sali Berishën”,-tha juristi Spahiu.///

error: