Vlora renditet si një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024.
Lajmin e dha mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Vlora ka rrëmbyer vëmendjen e shumë medieve ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon.
“Vlora e Rilindur është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë medieve ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale. Vitin e kaluar vendi numëroi mbi 10.1 milionë vizitorë duke kthyer vitin 2023 në vitin e turizmit.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI