Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit, u shpreh sot, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Peleshi theksoi në një postim në rrjetet sociale se, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.
“Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje”, nënvizoi Peleshi teksa theksoi se strukturat janë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI