Ndërtoi pa leje, një objekt, në qytetin e Sarandës, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen nr.1, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi I. M. kishte ndërtuar pa leje, një objekt, ngjitur me dyqanin e marrë me qira, për qëllime përfitimi.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 59 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI