Në protestat e mbajtura në afërsi të Kullës Eifel në Paris morën pjesë qindra nëpunës policorë. Rrugëve parakaluan edhe shumë makina me drita policore të kaltërta. Disa prej nëpunëse kundërshtuan planet e ministrit të Brendshëm Christophe Castaner dhe hodhën prangat në tokë. Të shtunën në mbrëmje dhjetëra policë kanë protestuar kundër pohimeve se në mesin e tyre ka racizëm latent.
Pas protestave në Francë kundër racizmit dhe diskriminimit, Castaner ka deklaruar se do të ndjekë një politikë të “tolerancës zero”, ndaj tendencava raciste. Policët të cilëve u dëshmohen tendenca raciste, do të suspendohen nga puna në mënyrë “sistematike”, tha ai. Castaner bëri të ditur se do ndalohen arrestimet, ku polici i mbanë të arrestuarit këmbën mbi shpinë dhe e ndrydhë për tokë.
Protesta “Black lives matter”
Macron mbështet policinë
Presidenti Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim televiziv të dielën në mbrëmje, ku e ka prekur edhe çështjen e racizmit. Qeveria e tij kundërshton çdo lloj racizmi, tha ai. Por Macron mbështeti policinë dhe punën e saj. “Policia meriton një mbështetje publike dhe mirënjohjen e kombit për punën që bën.”
Policët megjithatë nuk ishin tepër të kënaqur me këto pohimet të presidentit. Pjesëmarrësit e protestës duan vepra konkrete, që ministri Castaner të ndalojë planet e tij.
Protestat masive në gjithë vendin
Të shtunën ka pasur protesta masive në të gjitha qytetet e mëdha të Francës, kundër racizmit dhe dhunës policore. Në Paris kanë demonstruar me mijëra njerëz kundër vrasjes së Adama Traoré, në vitin 2016. Motra e tij Assa Traoré kërkon hetime shtesë dhe zbardhjen deri në fund të rastit të vrasjes së 24-vjeçarit. Protesta janë mbajtur edhe në Marseille, Lyon, Montpellier dhe Bordeaux.
Protesta e policisë
Në fundjavën e parafundit në Francë kanë protestuar rreth 23.000 njerëz kundër dhunës policore. Ata kanë kërkuar që të ndalet dhuna policore në paralagjet e Parisit dhe kanë bërë krahasime me dhunën në SHBA.
Kërkohen masa
Amnesty International kërkon reformën e praktikave të tanishme të punës së policisë në Francë. Situata kërkon që të bëhen reforma dhe të jepen përgjigje konkrete për punën e autoirteteve policore, kumtoi AI. Ndërsa Human Rights Watch (HRW) kërkon nga presidenti Macron masa konkrete dhe reforma në punën e policisë, me qëllim parandalimin e dhunës policore dhe diskriminimin. Kërkohen edhe masa kundër racizmit në polici. HRW ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një raport me titull: “Ata flasin me ne si me qenë”, ku kritikohen sjellja e policisë me rastin e kontrollimit të pjesëtarëve të minoriteteve, madje edhe fëmijëve, pohon HRW.//dw/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI