Deputetja e PD, Ina Zhupa ka folur para protestuesve, ku tha se deputetët e PS-së do të shkatërrojnë njëri-tjetrin sepse sipas saj, kanë vjedhur bashkë dhe nuk e mbajnë dot peshën e mëkatit që ju kanë bërë qytetarëve shqiptarë.
‘’Ne jemi si ortek, do t’i marrim para këta banditë. Në atë parlament, ishte frika e fjalëve të Arben Ahmetaj. Siç i tradhtoi ai, ata do të shkatërrojnë njëri-tjetrin sepse kanë vjedhur bashkë dhe nuk e mbajnë dot më peshën e mëkatit që ju kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Të paktën çdo ditë ka 2 protesta nga grupe të ndryshme interesash. Të gjithë janë të zhgënjyer, është detyra jonë të bashkohemi dhe t’i sjellim fitoren Shqipërisë. Të mbrojmë të drejtat tona. Ne ata nuk na ndalin dot as me polici, as me gardë dhe me ushtri sepse kemi të drejtën dhe zemrat e popullit shqiptar’’,-tha Zhupa.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi