Banoret e fshatit Krane kane diskutuar se fundi problemet e sigurise ne nje takim ku ka qene I pranishem edhe kryebashkiaku Kristo Kiço.
Ne sheshin qëndror, pranë kishës së shën Gjergjit banoret folen per ceshtje te pasigurisë , shkaktuar nga vjedhjet e njëpasnjëshme si dhe mënyrat e përballimit të tyre.
Kryetari i fshatit Irakli Kiço ka referuar mbi rastet e vjedhjeve të fundit në Krane dhe theksoi se këto ngjarje kanë qëllimin të provokojnë frikë dhe pasiguri tek banorët. Vaso Kiço dhe Stavro Gjino, dy nga viktimat e vjedhjeve të fundit përshkruan dëmet e shkaktuara në banesata e tyre .Ata kërkuan nga kryetari i bashkisë të merren masa serioze nga organet e rendit për parandalimin e vjedhjeve sepse këto veprime kane rrezikuar jo vetëm pasurinë por edhe jetën e tyre.
Nënkryetari i bashkisë Jani Harisi theksoi domosdoshmërinë e vetëmbrojtjes me përdorimin e mënyrave moderne të identifikimit të lëvizjeve të dyshimta në fshat.Ai i ftoi bashkëfshatarët të kontribuojnë në këtë përpjekje. Vasil Valera i sapoemëruar drejtor i shërbimeve të mbrojtjes në Territorin e Bashkinë e Finiqi foli mbi shërbimin e sigurisë së qytetarëve nga ana e policisë bashkiake për aq sa e lejon ligji.
Nga ana e tij kryetari i bashkisë , Kristo Kiço, u përqëndrua në përpjekjet e bashkisë jo vetëm për të bërë të njohur situatën por edhe për marrjen e masave për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Ai u beri te ditur banorëve se ka komunikuar me Ministrin e Brndshem Lleshaj dhe në ditët në vijim do të organizohet një takim në Livadhja ne prani te vete Minitsrit./dhe Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Prefektit .Pritete qe takimi I ministrit te brendshem ne Livadhja te shqerohet me masa te rrepta sigurie dhe rasteve te vjevdhjeve ne fshatrat e kesaj Bashkie.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI