Sherr me thika ndodhi në Tepelenë ku policia ndaloi një 19-vjeçar.
Policia e Shtetit: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 19 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një bashkëmoshatar të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi