SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Organizohet dëgjesa publike për ‘energji fotovoltaike’ në Heremec të Nivicë Bubarit. Tension dhe akuza në sallë.

Sikurse ishte njoftuar më herët, Këshilli Bashkiak nën drejtimin e kryetarit Asaf Stroka, oganizoi sot në sallën e madhe të bashkisë, dëgjesën publike për ‘energji fotovoltaike’ në Heremec të Nivicë Bubarit. Nuk munguan as tension në sallë.

Dëgjesa publike lidhet me nje projekt vendim i cili do t’i hapë udhë investimeve private dhe zhvillimeve për prodhimin e energjisë së rinovueshme në territorin gjeografik të kësaj bashkie.

Të pranishëm në këtë zhvillim përveç këshilltarëve bashkiakë, punonjësve të administratës së bashkisë, përfaqësuesve të kompanisë investitore, ishin edhe emigrantë niviciotë, nga fshati Nivicë Bubar, (sot pjesë e bashkisë Himarë), por pronarë historikë të sipërfaqes prej 60 ha në zonën e Heremecit, tradicionalisht kullotë mera e këtij fshati.

Nga titullarët e Bashkisë në panelin drejtues të dëgjesës ishte edhe zëvedëskryetarja, Irena Marjani.

Prjektvendimi i debatuar që pritet të shqyrtohet së afërmi në një nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak titullohet: “Për miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurim të një siperfaqe prej 60 ha, pjesë e pasurisë nr.8 dhe nr.15 Zona Kadastrale 2806, për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike”,

Pas hapjes së dëgjesës nga Asaf Stroka, pjesëmarrësve iu drejtua me një relatim me të dhëna konkrete drejtori i Bujqësisë, Veterinarisë, Pyje, Kullota, Ing. Mustafa Lama.

Por pjesëmarrësit e kanë humbur durimin për të ndjekur më tej hollësit e referuesit. Disa prej tyre kanë kërkuar të revoltuar spjegime për procedurat dhe hapat që kanë çuar deri te ky projekt vendim .

Seanca e pyetjeve u shoqërua gjithashtu me tensione, dyshime dhe paqartësi të dukshme, duke mos dhënë mundësinë e spjegimeve dhe përgjigjeve të hollësishme nga juristja përkatëse dhe inxhinieri të cilët ndodheshin në panelin drejtues të dëgjesës.

Orest Papagjika, Edmond Papagjika, Sofo Thomai, Klement Papadhima, Marika Dukshi, etj., ishin vetëm disa nga banorët e Nivicës, të cilët te revoltuar i kërkuan Këshillit Bashkiak të mos e miratojë vendimin e mësipërm, pasi, sipas tyre kemi të bëjmë me “interesa oligarkësh” “në kurriz të pronarëve të ligjshëm niviciotë”.

Me interes u prit në dëgjesën e 15 shkurtit edhe referimi i Sofo Thomait, me cilësinë e përfaqësuesit të shoqates mjedisore “Saranda”. Thomai solli fakte mjedisore e historike mbi Heremecin dhe kullotat tradicionale të niviciotëve.

Me rëndësi në këtë dëgjesë kanë qene edhe pyetjet dhe ndërhyrjet sqaruese të disa këshilltarëve bashkiakë si Klejdjan Murtaj, Ilirjan Gërdhuqi, Vesel Koçia,, etj., të cilët kërkuan të qartësohen edhe më shumë rreth projekt vendimit, respektimit të procedurave, etj,.

Dëgjesa e mësipërme pritej të zhvillohej në datat 12 dhe 13 Shkurt, për arsye të cilësuar nga Këshilli si objektive u zhvillua më16.02.2024./sarandaNews.al///

error: