Policia greke tha se ka arrestuar shtetasin shqiptar, Mario Guxo, 29 vjeç, pasi sipas Departamentit të Antidrogës së Athinës, ai u kap në flagrance, duke transportuar dy pako me 25 kg marijuhanë.
Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex”, pakot e mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false. Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muaj, beson policia, dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste. Ai ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës, ndërsa drogën e shpërndante në lokalet që punonte.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI