Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore’, publikoi sot (e premte) Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Butrintin, pëlr atl që ky Forum e konsideron ‘zbulim i skandalit te fshehjes se raportit të UNESCO-s

“Ne foto njoftimi zyrtar i Gjykates Kushtetuese, e cila vendosi zgjatjen e metejshme te shqyrtimit per ceshtjen Butrinti pas zbulimit te skandalit te fshehjes se raportit te UNESCO.

Per te kuptuar kete skandal duhet te rikujtojme se ne shtator 2023 UNESCO dorezoi nje raport vleresimi mbi planin e menaxhimit te sitit te Butrintit, duke ngritur shqetesimin e tij per menaxhimin privat te kesaj pasurie boterore. (Raporti i bere publik disa dite me pare nga Zëri i Amerikës). Per 3 muaj me rradhe, ministria e Kultures genjeu Gjykaten Kushtetuese duke pretenduar se nuk kishte marre nje raport te tille dhe nuk e dorezoi ate si dokument prane gjykates.

Kjo genjeshter ndaj Gjykates u zbulua pasi drejtori i pergjithshem i trashegimise kulturore te UNESCO, Lazare Eloundou Assomo konfirmoi ne nje leter zyrtare ne muajin dhjetor 2023 se ishte dorezuar nje raport prane autoriteteve shqiptare per Butrintit. Per me teper u be publik fakti se pala shqiptare kishte kerkuar qe raporti te mos behet publik ne faqen zyrtare te UNESCO, nje kerkese e paprecedente nga nje shtet anetar !!!
Vetem ne 26 janar 2024, Instituti Kombetar i Trashegimise Kulturore, strukture nen varesine e Ministrise se Kultures, eshte detyruar qe te pranoje ne korrespondencen me Gjykaten se ka marre raportin e UNESCO.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.