SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqipëri, organizatat mjedisore kundër ndryshimeve të propozuara në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

Organizatat kryesore mjedisore në Shqipëri, si dhe ekspertë e përfaqësues të botës akademike, u shprehën të premten kundër ndryshimeve të propozuara nga një grup prej 12 deputetësh të Partisë Socialiste si dhe nga qeveria në ligjin “Për zonat e mbrojtura”.

Me keqardhje shikojmë, thuhet në reagimin e organizatave, se qëndrimi i qeverisë është edhe më i rrezikshëm se drafti i parlamentit. Ai përligj tjetërsimin e zonave të mbrojtura, legjitimimin e gjithë ndërtimeve e ndërhyrjeve të paligjshme në zona të mbrojtura dhe miratimin e çfarëdo investimi të ashtuquajtur strategjik në zemër të zonave të mbrojtura”.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë në deklaratën e përbashkët se “i kërkojnë parlamentit dhe sidomos qeverisë të tërhiqen nga propozimet e paraqitura deri më tani, të tregojnë transparencë, të hapin procesin për këshillimin e duhur mjedisor të draftit përfundimtar të projekt-ligjit si dhe të dëgjojnë argumentet e organizatave, institucioneve akademike dhe shkencore dhe partnerëve ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së natyrës”.

Një draft i detajuar propozimesh i qeverisë që përfshinte “dhënie mendimi” për projektligjin e “Zonave të Mbrojtura” nga disa ministri u dorëzua këtë javë në Kuvend dhe pritet të shqyrtohet në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese dhe mjedisit.

Drafti i jep kopetenca Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzimin e sipërfaqeve në Zonat e Mbrojtura në varësi të lejeve të zhvillimit strategjik.

Qeveria nuk ka pranuar në draft-propozimin e deputetëve për administrimin e 20% të Zonave të Mbrojtura nga bashkitë, por ka lejuar që qeveritë vendore të shfrytëzojnë sipërfaqet kullosore brenda Zonave të Mbrojtura.

Sipas draftit të paraqitur në Kuvend nga qeveria parashikohet krijimi i strukturave të reja, krahas Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilat do të quhen “Zyra të Administrimit të Parqeve Kombëtare” dhe do të varen nga ministria e Mjedisit.

Organizatat mejdisore thonë në reagimin e tyre se “Përfituesi më i madh nga ndryshimet e propozuara në ligj është Këshilli Kombëtar i Territorit që rrëmben gjithë pushtetet e politikat në Zonat e Mbrojtura.”

Sipas organizatave mjedisore “Këshilli Kombëtar i Territorit nuk ka asnjë përvojë të këshillimit publik që shërben si garant i ruajtjes së vlerave të Zonave të Mbrojtura. Në të njëjtën kohë ky rol i ri i KKT zhbën të gjitha kompetencat e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit dhe të gjithë Agjencive të saj të varësisë duke anulluar paketën ligjore mjedisore të ndërtuar në frymën e transpozimit të Direktivave Evropiane thonë organizatat në deklaratën e përbashkët.”/VOA///

error: