Nga Stefan ARSENI
Sheshi simbol i qytetit , dikur i njohur si “Sheshi i Policise” ka perjetuar e perjeton shume ngjarje te gezuara por dhe te hidhura. Ne kete shesh nazistet tek rrapi varen heroinat Bule Naipi e Persefoni Kokedhima, nje rast unikal ne Europe, monumenti i te cilave sot eshte i demtuar nga keqtrajtimi dhe eshte i paekspozuar, gje, qe e ka detyruar “Skulptorin e Merituar” K. Kostaqi ta ribeje nga e para. Ne vitin 1939 te rinjte gjirokastrite u nisen nga ky shesh per te luftuar fashistet qe kishin zbarkuar ne Sarande.
Sheshi i Çerçizit ka qene kurdohere i gjalleruar. Çdo dite nga ky shesh niseshin udhetaret per qytete te ndryshme si Tepelene, Sarande, Permet, Vlore, Korçe, etj. Udhetimi per ne Tirane behej me autobuzin “Sata”-kompani italiane e transportit. Nisej ne mengjes dhe ne Tirane mbrinte ne darke, duke kaluar nga Sevasteri ku pasagjeret per shkak te tre kthesave te rrezikshme duhet te zbrisnin nga autobuzi. Aty lindi dhe shprehja “dorezoni triskat”.Valixhet me derrase nga pjesa e siperme e Sates i zbriste hamall i cili bertiste ” E kujt eshte kjo valixhe?” E me pas u kerkonte pasagjereve 5 leke. Ishin pikerisht hamejte qe i conin deri ne shtepi, sepse transport tjeter nuk kishte.
Ngjarje ishte xhirua disa oreshe per vite me radhe, si nje nga kenaqesite e vecanta te kohes nga Qafa e Pazarit deri te agjencia e vjeter sidomos te shtunave e te dielave, ku te sheshi shkembeheshin pershendetjet dhe shikimet, liheshin takime dhe beheshin pelqimet per ndonje krushqi te radhes.

Ne muajt e veres oborret e kafeneve te sheshit ishin plot me njerez,ndersa pasditeve ne “vagonat”ku dukej bukur Hazmurati qetesoheshin mosha te ndryshme. Ndersa ne fundjave ne mbremje, orkestra frymore ekzekutonte marshe te ndryshme duke argetuar pjesemarresit.


Sheshi i Çerçizit ne te gjitha koherat ka qene vendi i mitingjeve, Veçanerisht sheshi pati gjalleri te veçante diten e 18 shtatorit’44 kur u çlirua nga gjermanet. Para vendosjes te monumentit te Cerciz Topullit mars ’34, 90 vjet perpara, sheshi mbante emrin “Sheshi i Policise”.

Sot ky shesh e ka humbur bukurine e magjine e meparshme. Kulla e ashensorit prane monumentit te heroinave te ngjan si kulle vrojtimi, muret anesore te pakuptimta duke humbur vagonat e munguara e te deshiruara se bashku me ngritjen e monumentit të Çerçizit dhe 1.25 m, te krijojne pershtypjen e nje “fortese” qe ngjasojne me bedenat e kalase brenda sheshit. Qytetaret kane te drejte te pyesin a do t’i rikthehet bukuria dhe madheshtia sheshit simbol te qytetit? ///sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.