Anija e huaj mallrash u përplas me shkëmbinjtë në Ksamil dhe pas dëmtimit u ankorua në Gjirin e Limionit, në Sarandë.
Burimet thanë se anija e mallrave ‘Bergfjord’, është përplasur me shkëmbinjtë në zonën e Ksamilit, pasi pati probleme me sistemin e drejtimit. Anija, me flamur shqiptar, transportonte skrap nga Shëngjini drejt Turqisë. Pas përplasjes anija është ankoruar në portin e marinës ‘Limion’ në Sarandë. Anija e mallrave ka pësuar çarje dhe është anuar në anën e majtë, por raportohet se nuk ka të lënduar.(burimi: Shqiptarja.)///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.