Këshilli Bashkiak i Sarandës e hoqi nga vendimarrja projekt-vendimin për dhënien me qira për energji diellore të 60 ha në Heremec pas debateve të ashpra gjatë dy dëgjesave publike me banorë të Nivicë Bubarit.

Skurse ishte deklaruar më parë nga kreu i këtij Këshilli Asaf Stroka, i cili drejtoi me këtë cilëli dy dëgjesat publike, do të ishte votimi në Këshillin Bashkiak , verdikti për dhënien me qira të një toke prej 60 hektarë në zonën e Heremecit, për të cilën banorët e Nivicës zotërojnë dokumentacion mbi pronësinë.

Ndërkaq, pretendohet se banorët e Nivicë Bubarit kanë denoncuar se ndaj këshilltarëve po ushtrohej presion për të votuar këtë projekt-vendim, për ndërtimin e Parkut nga kompania “PARK SOL ENERGY”.Ka qenë pikërisht këshilltari Shpëtim Ahmeti që ka kërkuar votim për heqjen nga rendi i ditës të kësaj çështje kaq te debatuar nga banorët e fshatit bregdetar.
Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit kanë qenë edhe nje grup banorësh të Nivicë Bubarit.
Banorët e Nivicë Bubarit (fshati i parë i Bregdetit jonian), janë të njohur në rajonin ne Jugut për reagime dhe protesta kur atyre kur janë cënuar kullotat e trashëguara ndër shekuj. Në kohën e qeverisjes së ish kryeministrit Fatos Nano, ata protestuan deri me një grevë urie për mbrojtjen e Kakomesë,, një i lakmuar jonian ku dikur një kompani e huaj kërkoi përmes qeverisë shqitare të investonte për nje resort turistik, çka, nuk u realizua, pikërisht prej protestave të banorëve./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit